Qeveria emeton sot obligacione në shumën prej 20 milionë euro
Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se më sot do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.