22 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU Hidromoravën

Prishtinë, 1 qershor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Shefi i Zyres të BERZh në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Sekretari Gjeneral i Hidromoravës Agim Smillaku kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU Hidromorava.

Më saktësisht, granti përfshin 1 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasiqë përforcon kapacitetet e KRU Hidromorava dhe përmirëson kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)