Mbahet konferenca e lidershipit të Kosovës
Prishtinë, 30 maj - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka njoftuar se sot do të mbahet konferenca e katërt me radhë “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Lidërshipit të Fortë”.
Kjo konferencë organizohet nga Fondacioni Kosovar për Lidership në bashkëpunim me Universitetin James Madison dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe mbështetet nga KIVO, Trepharm, Albi Mall, Meridian Corporation, Kutia dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.