22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti fton bizneset japoneze të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 29 shtator - Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjet e vazhdueshme që i ka dhënë Japonia Kosovës në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi.

Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit.

Kryeministri Kurti dhe ministri Murati, prezantuan para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja.

Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar.

Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)