01 Prill 2023

Kryeministri Kurti diskutoi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Davos, 19 janar - Në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka diskutuar në sesion me temë "Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor".

Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e Republikës së Kosovës në vitin 2022, progresin ekonomik dhe demokratik.

Ai theksoi nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Në këtë sesion, Kryeministri Kurti diskutoi krahas: Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Borjana Krišto, Kryetare e emëruar e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Mikuláš Bek, Ministër për Çështjet Evropiane të Republikës Çeke, Bernard Emié, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë e Jashtme, Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Ignazio Cassis, Këshilltar Federal për Punët e Jashtme të Zvicrës, Odile Françoise Renaud-Basso, Presidente e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Londër, si dhe Achim Steiner, Administrator, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), New York.

Ky sesion me pjesëmarrës udhëheqës të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u drejtua nga Mirek Dušek, drejtor menaxhues i Forumit Ekonomik Botëror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)