22 Dhjetor 2024

Kosova me shkallën më të ulët të kredive joperformuese në rajon

 Prishtinë, 3 gusht - Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se norma më e lartë e rritjes së kreditimit u shënua në sektorin bankar të Kosovës me 16.1 përqind,e ndjekur nga Maqedonia e Veriut 11.6 përqind dhe Mali i Zi 9.0 përqind.

“Ekonomia e Kosovës vazhdon ta mbajë shkallën më të ulët të kredive joperformuese prej 2.0 përqind, ndërsa Mali i Zi raporton nivelin më të lartë të kredive joperformuese prej 6.7 përqind, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 5.2 përqind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Sa i përket, depozitave, ato kanë shënuar rritje në të gjitha vendet e rajonit: më e larta në Mal të Zi (24.4 përqind), Kosovë (13.3 përqind), Serbi (7.0 përqind) dhe në Shqipëri (5.9 përqind).

“Shtrëngimi i politikave monetare pritet të reflektohet në kosto më të lartë për financim dhe për pasojë, në ngadalësim të kërkesës për kredi dhe rritje të kostos së financimit për sektorin bankar”, thuhet në raportin e BQK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)