29 Maj 2023

Guvernatori Nurboja priti në takim ambasadorin turk Angili

Prishtinë, 22 maj - Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja i shoqëruar nga u.d zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe rolin e Turqisë në investimet në Kosovë sidomos në sektorin financiar.

Me këtë rast, Guvernatori Nurboja ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar.

Nga ana tjetër, ambasadori Tunç Angili, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)