29 Maj 2023

Gjermania vendi me taksa ndër më të lartat

Berlin, 10 maj - Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.

Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë ndër taksat dhe detyrimet më të larta.

Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

"Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta," tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas Brandt kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.

Sipas Brandt-it sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)