29 Maj 2023

FMN vlerëson të arriturat e ATK-së në mbledhjen e borxheve

Prishtinë, 24 maj - Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar vizitën e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë takimit përmbyllës që kishin me Drejtorin Ekzekutiv të ATK-së Ilir Murtezaj, përfaqësues nga FMN vlerësuan implementimin e deritanishëm të reformës që është bërë në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, si dhe u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura.

Njëkohësisht u konfirmua se FMN me ekspertët e saj, do të vazhdojnë përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm te ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit te procedurave qe prodhojnë ngritje te progresit ne funksionin e mbledhjes se borxheve.

Vlen të theksohet se reformat në strukturën e MD janë duke u vlerësuar si shembull për vendet e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)