27 Dhjetor 2024

"Deutsche Bank" i kërkon BE-së të ndërhyjë në Greqi

Berlin, 10 shkurt - Banka më e madhe e Gjermanisë, "Deutsche Bank" ka theksuar nevojën urgjente për ndërhyrjen e Bashkimit Evropian (BE) në stabilizimin e ekonomisë greke dhe monedhës së euros.

"Presioni ndaj euros po rritet. BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të stabilizojë Greqinë dhe euron, por me kushtin që Greqia të bëjë të gjitha përpjekjet nga ana e saj", theksoi për gazetën “Bild” kryeekonomisti i kësaj banke, Tomar Mejer.

"Ndihma për Greqinë duhet të përbëjë një përjashtim, sepse në rast të kundërt unioni monetar mund të rrezikohet nga një krizë serioze", shtoi ai.

Liderët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të mblidhen më 11 shkurt në një takim në Bruksel, ndërsa çështja për gjendjen katastrofike të buxhetit grek do të jetë një prej temave kryesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)