13 Nëntor 2024

BQK i trajton me prioritë të lartë të gjitha rekomandimet e FMN-së

Prishtinë, 15 qershor - Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja së bashku me U.D të zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur Misionin e FMN-së që po qëndron në Kosovë dhe që po udhëhiqet nga Wouter Bossu, shef i Misionit të FMN-së për vlerësimin e masave mbrojtëse.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në sektorin financiar dhe bashkëpunimin mes BQK-së dhe FMN-së për projekte të ndryshme.

U.D. Guvernatori Nurboja ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme për BQK-në dhe për Kosovën në përgjithësi.

“Meqenëse, procesi i vlerësimit të masave mbrojtëse të BQK-së nga FMN-ja është mjaft i rëndësishëm për institucionin tonë, BQK-ja në vazhdimësi i ka trajtuar dhe do t’i trajtojë me prioritet të lartë të gjitha rekomandimet e dala nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse”, ka thënë Nurboja.

Vizita e Misionit të FMN-së vjen pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për programet (SBA-Stand-By Arrangement dhe RSF-Resilience and Sustainability Facility) nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin maj të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)