22 Mars 2023

BE financon një projekt të deminimit në Kosovë në vlerë prej 3.9 milionë euro

Prishtinë, 16 mars - Sot në Graçanicë në një manifestim të hapur zyrtarisht është shënuar fillimi i projektit të deminimit në vlerë prej 3.9 milionë euro, financuar nga Bashkimi Evropian.

Partnerët zbatues janë HALO Trust dhe Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA), me NPA që udhëheq këtë projekt i cili do të merret me pastrimin e bombave kasetore dhe mjeteve të tjera shpërthyese nga zonat e kontaminuara.

"Edhe pse është arritur progres i konsiderueshëm në aktivitetet e pastrimit të minave, minat vazhdojnë të jenë një kërcënim për banorët dhe jetesën, duke penguar qasjen, pajtimin dhe zhvillimin në Kosovë," tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

"Suksesi i këtij projekti jo vetëm që do të kontribuoj  në një  Kosovë të pastruar nga minat, por gjithashtu do të hapë rrugën për zhvillim socio-ekonomik në zonat e kontaminuara më parë. Përvoja e suksesshme e përpjekjeve të përbashkëta midis BE-së, SHBA-së dhe Norvegjisë tregon një model të suksesshëm bashkëpunimi mes donatorëve në dobi të  komuniteteve në Kosovë dhe mund të ketë një ndikim pozitiv në sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve të Kosovës."

Që nga viti 1999, financimi për këto aktivitete jetike drejtohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze. Gjatë dy dekadave të fundit, puna humanitare e HALO Trust dhe NPA në Kosovë është mbështetur edhe nga qeveritë e Japonisë, Zvicrës, Belgjikës dhe Holandës.

„Ne jemi të përkushtuar për një Kosovë pa mina dhe ky program do të na sjellë një hap më afër këtij qëllimi. Këto aktivitete të deminimit janë kritike për sigurinë e njerëzve dhe gjithashtu kanë një rol kyç për stabilitetin në rajon si dhe për zhvillimin e tij”, tha znj. Tamra Gregg, ushtruese e detyrës së shefit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Si pjesë e këtij projekti, do të pastrohen 400,000 metra katrorë tokë të kontaminuar nga minat si dhe 3,600,000 metra katrorë tokë të kontaminuar nga municionet kasetore, me qëllimin përfundimtar për t'i ofruar komuniteteve lokale qasje të sigurt në ato zona.

Këto zona të kontaminuara janë të shpërndara në rezervate natyrore, male, pyje, kullota dhe toka bujqësore, gjë që pengon qasjen në shërbime jetike, burime natyrore dhe hapësira ku mund të zhvillohet turizmi dhe aktivitetet sociale. Për më tepër, përmes kësaj iniciative perveq tjerash do të bëhet edhe promovimi i përfaqësimit gjinor dhe të komuniteteve si dhe i diversitetit kulturor dhe dialogut.

“Që nga vitet '90, Norvegjia është mbështetëse e aktiviteteve të deminimit të zbatuara nga Norwegian People’s Aid në Ballkanin Perëndimor dhe deri më sot ka dhënë ndihmë në vlerë prej më shumë se 70 milionë euro. Norvegjia është e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen deri sa puna të përfundojë. Prandaj, 2 milionë euro shtesë janë dhënë për një periudhë 5-vjeçare deri në vitin 2025  - me qëllim që të pastrohen zonat e kontaminuara me mina, mbetje të municioneve kasetore dhe mbetjeve të mjeteve tjera shpërthyese të luftës, në mënyrë që kto zona ti rikthehen  komuniteteve lokale në Kosovë për përdorim të sigurt dhe në menyrë produktive”, tha zonja Hilde Berit Eide, Zëvendëskryetare e Misionit të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.

Përmes ketij granti, NPA dhe HALO do të pastrojnë një siperfaqe prej 4 km2 të zonës së kontaminuar. Ata do të rrisin kapacitetet e tyre operative me 30% me fondet nga BE për zgjerimin e operacioneve në vezhgim dhe pastrim. Operacionet do të kryhen në zona si Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë, Belincë  Rastavicë dhe Kosharë.

Përveç pjesëmarrjesve të delegacioneve nga Ambasadat e BE-së, SHBA-së dhe Norvegjisë, prezent ishin edhe Drejtori i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Zyra e Kryeministrit, Florim Canolli, Shefi i Grupit për  Menaxhim të Kërcënimeve nga Eksplozivëve pranë KFOR-it, Ciprian Andrica, anëtarë të Ekipit të Ndërlidhës  për Monitorimit pranë KFOR-it, përfaqësues nga komuna e Gracanicës si dhe përfaqësues nga Qendra e Veprimit për Deminin në Kosovë (QKD).

BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për pastrimin e minave dhe bombave kasetore në të gjithë Kosovën gjatë tre viteve të ardhshme, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë njerëzore dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa e përafron Kosovën një hap më pranë qëllimit strategjik për të qenë e pastruar nga minat dhe nga mbetjet e municionit kasetorë.

Projekti  Veprimi për Deminim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë gjatë tre viteve të fundit midis BE-së në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, Norwegian People’s Aid (NPA) si dhe HALO Trust.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)