27 Dhjetor 2024

BE, Ekonomia në 2010 dhe 2011 do të rritet me shpejtësi të vogël

Bruksel, 8 shkurt - Ditët e fundit, Komisioni i BE-së publikoi raportet e parashikimit të ekonomisë për vitin 2010 dhe 2011. Në këto raportet, gjatë të dy viteve të ardhshme, ekonomia e BE-së do të rigjallërohet me ngadalësi.

Në raportin e parashikimit të vjeshtës së vitit 2009, BE-ja vuri në dukje se në vitin 2009, përqindja e rritjes ekonomike të BE-së u shtua me vlerë negative prej 4.1për qind, ndërsa këto shifra në vitin 2010 dhe 2011 do të jenë me vlerë pozitive prej përkatësisht 0.7 për qind e 1.6 për qind.

Megjithatë, përqindja e papunësisë dhe defiçiti financiar të qeverive të vendeve anëtare do të vazhdojë të rritet. Përqindja e papunësisë e BE-së në vitin 2011 do të arrijë 10.3 për qind.

Në lidhje me Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) llogarit se përqindja e rritjes ekonomike e Shqipërisë në vitin 2009 mendohet të jetë 0.7 për qind. Kjo shifër në vitin 2010 do të arrijë 2.2 për qind dhe në vitin 2011 do të arrijë 6 për qind.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) llogarit se në vitin 2009, përqindja e rritjes ekonomike të Shqipërisë ishte 3, ndërsa në vitin 2010, ekonomia e Shqipërisë do të rigjallërohet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)