22 Mars 2023

ATK mban sesion informues për anëtarët e SHKÇAK

Prishtinë, 16 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 14 dhe 15 mars 2023 është mbajtur sesioni i radhës informues në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës, me temat: Rimbursimet Tatimore dhe Deklarimi Tremujor dhe Vjetor për: Tatim në të Ardhura Personale (IS, IL, PD dhe DI); Tatim në të Ardhura të Korporatave (QS, QL dhe CD); Ortakëritë (DO); Individët (DI).

Përmes këtij sesioni, anëtarët e SHKÇAK janë njoftuar lidhur me Kërkesat për rimbursim të: Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH),  Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Gjithashtu, përmes këtij sesioni anëtarët e SHKÇAK janë njoftuar lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura, si për: Bizneset e vogla individuale (IS); Bizneset e mëdha individuale (IL dhe PD); Korporatat e vogla (QS); Korporatat e mëdha (QL dhe CD);  Ortakëria (DO); dhe Individët (DI).

Më konkretisht, përmes këtij seminari/EVP janë ofruar sqarime të detajuara se si dhe kur mund të parashtrohen kërkesat për rimbursim të TVSH, TAP dhe TAK, si dhe disa probleme të identifikuara nga ATK, lidhur me shqyrtimin e kërkesave për rimbursim. Po ashtu, janë ofruar sqarime të detajuara lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura si nga Individët, Bizneset e vogla Individuale/Korporata, ashtu edhe nga Bizneset e mëdha Individuale/Korporata.

Në këtë seminar/EVP janë prezantuar edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.

Ligjërues i këtij sesioni ishte zt. Sami Salihu, zv. Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)