29 Maj 2023

ATK hap të dhënat për ‘Të hyrat tatimore 2017-2023’

Prishtinë, 17 maj - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka vazhduar me publikimin e dataseteve për të dhëna të hapura, këtë herë janë publikuar të dhëna mbi të hyrat tatimore nga viti 2017 deri në 2023.

Dataseti i ‘Të hyrave tatimore’ janë të publikuara në linkun e Open Data https://www.atk-ks.org/open-data/ brenda këtyre seteve qytetarët mund të gjejnë të dhënat e specifikuara sipas katalogut të paraparë në këto kategori: pagesat për vit, muaj, statusi i regjistrimit, numri i tatimpaguesve, përshkrimi i sektorit, sipas komunave, si dhe lloji i formularit të deklarimit.

Publikimi i të dhënave të hapura nga ana e ATK-së do t'i ndihmojë qytetarët / organizata të ndryshme që të njoftohen më shumë rreth tatimeve dhe t’i përdorin ato të dhëna për analiza të ndryshme.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë në informimin e opinionit publik në lidhje me krahasimin e zhvillimit të ATK-së ndër vite, me publikimin e materialeve krahasuese dhe të informatave të tjera relevante.

Hapja e të dhënave është çelës për çdo institucion e organizatë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Administrata Tatimore e Kosovës çdo herë ka qenë e fokusuar përmes planeve strategjike në rritjen e mekanizmave, të cilët qojnë përpara integritetin e institucionit. Iniciativa për hapjen e të dhënave kontribuon direkt në zhvillimin demokratik të një institucioni, si dhe zhvillimin e një segmenti ekonomik në nivel inovativ.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)