23 Mars 2023

Ekonomi

Zvicra një nder vendet me pagat më të larta në botë

New York, 24 dhjetor - Vende të cilat, sipas autoritetit të Ceo World, ofrojnë pagat më të larta në mbarë botën janë Zvicër me të ardhurat mesatare mujore 5784 euro, Singapor me të ardhurat mesatare mujore prej 4097 euro, Australia me... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2023

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese merr vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në  përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”. (Kazerma e FSK-së në Pomozatin, ora 9:30)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organzion stërvitjen e radhës se Kombëtares së Kosovës para udhëtimit në Izrael. (Kampi Nacional në Hajva, ora 10:45)

- Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të shpalos para mediave bashkëpunimin e ri me gjigantin e teknologjisë EON Reality, për inteligjencën artificiale, e që është investimi më i madh për fushën e shkencës dhe arsimit. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon konferencën “E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës”. (Selia e OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 228-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 14:00)