25 Mars 2023

5 ministri kursejnë 19 milionë euro

Prishtinë, 14 nëntor -  Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 (nëntëmbëdhjetë milionë ​ e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër) euro.

Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)