30 Dhjetor 2024

WWF shënoi Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Prizren, 21 mars - Pyjet janë ekosistemi më natyror i natyrës, dhe si të tilla, ato duhet të mbrohen vazhdimisht. Andaj, për t’u dhënë vëmendjen e duhur dhe për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, 21 marsin, WWF Adria, në bashkëpunim me fondacionin “Utalaya”, shfaqën dokumentarin “Run for Sharr” (Shqip: Vrapo për Sharrin”) për herë të parë në DokuKino në Prizren.

Në këtë dokumentar, alpinistja e njohur Uta Ibrahimi, paraqet anët më pozitive të malit Sharr, dhe ato negative të shkaktuara nga faktori njeri.

Ariana Çaka, nga WWF Adria, tha se ky dokumentar është vetëm njëra nga format përmes së cilave kjo organizatë mëton që çështjen e mbrojtjes së natyrës ta sjell më afër publikut.

“Ky dokumentar është mënyrë e mirë për ta treguar rëndësinë e pyjeve, konkretisht malit Sharr, dhe për t’i treguar publikut bukurinë natyrore që e kemi e të cilën duhet ta mbrojmë me çdo kusht”.

Pas dokumentarit u mbajt debat për gjendjen e pyjeve në Kosovë, ku panelist ishte z.Bajram Kafexholli, Drejtor i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, dhe alpinistja Uta Ibrahimi.

Me këtë rast, drejtori Bajram Kafexhiu, tha se problemet në mbrojtjen e pyjeve janë të shumta.

“Në Parkun Kombëtar Sharri, i cili ka sipërfaqe mbi 50 mijë hektarë, kemi vetëm 18 roje pylli. Gjithashtu, duhet funksionin më i mirë i zinxhirit Ministri e Mjedisit-Polici-Gjykatë, në mënyrë që lëndët mos të mbesin për vite në sirtarë. Kjo ndodh edhe për shkak që nuk kemi përfaqësues ligjor për çështje të dëmtimit të pyjeve”, tha Kafexhiu.

Interesimi i publikut dhe gazetarëve për të shtruar pyetje ishte i madh, teksa u përmend mungesa e shenjëzimit në Parkun Kombëtar Sharr, humbja e faunës, edukimi mjedisor në shkolla, etj.

Ndryshe, rreth 45% e sipërfaqes së Kosovës është e mbuluar me pyje, të cilat rrezikohen nga prerjet dhe gjuetia ilegale, zjarret, ndërtimet pa leje, ndotja me mbeturina, etj. WWF Adria, përmes projektit Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit, po punon me palë të ndryshme të interesit që të mbështesë dhe të bëjë presion te vendimmarrësit për zbatimin e praktikave adekuate për zonat e mbrojtura në Kosovë.

Pyjet janë faktor thelbësor i jetës dhe shëndetit të njerëzve sepse e zvogëlojnë mundësinë e marrjes së disa sëmundjeve të patransmetueshme dhe atyre zonotike të cilat barten nga kafshët te njerëzit, na mbrojnë nga katastrofat natyrore, dhe nga efektet e ndryshimeve klimatike. Andaj, ne duhet që drastikisht ta ndërrojmë qasjen ndaj pyjeve, që të sigurojmë mbijetesën e këtyre ekosistemeve për afat të gjatë kohor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)