Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit 'Hardh Fest 2022'
Rahovec, 2 shtator - Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 21 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit.
Festivali nis me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Hardh Fest 2022 mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performonë më 3 shtator.