01 Prill 2023

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 15 personave për rastin 'Subvencionet II'

Prishtinë, 22  dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 lidhur me nenin 31 në bashkëkryerje dhe nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale  ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)