Prishtina fillon ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë
Prishtinë, 24 tetor - Në vazhdën e përpjekjeve për të minimizuar problemin me qentë endacakë në kryeqytet, Komuna e Prishtinës është e para në Kosovë që po fillon ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vizitojnë sot hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë.
Kjo qendër do të dedikohet vetëm për trajtimin e qenve endacakë dhe do të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për kastrim/sterilizim dhe vaksinim të tyre nga një staf i rregullt i cili do të angazhohet pas përfundimit të ndërtimit të qendrës.
Qendra për trajtimin e qenve endacakë është duke u ndërtuar në Zonën e Hajvalisë në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”.