31 Maj 2023

Prezantohet zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Ujërave për Kosovën

Prishtinë, 20 mars - Let’s Do it Peja organizon konferencën e parë për prezantimin e monitorimit të implementimit të Strategjisë Kombëtare të Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e Propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë.
 
Kjo konferencë paraqet për herë të parë një dokument strategjik mjedisor të monitoruar dhe analizuar në detaje me përmbajtje substanciale për përmirësimin e gjendjes së menaxhimit të resurseve ujore në vend dhe do të paraqes prezantimin për përmirësimin e politikave të menaxhimit territorial të resurseve ujore në Kosovë.
 
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i Qasjes Univerzale në Ujë të Pastër” është projekt 3 vjeçar që ka filluar implementimin nga Janari 2022 dhe i cili ka qëllim kryesor përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe fuqizimin e komuniteteve për të arritur të drejtat e tyre për qasje në ujë të pastër.

Projekti financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatohet nga Let’s Do It Peja.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)