25 Mars 2023

Në Mitrovicë fillon mbjellja e drunjëve dekorativ

Prishtinë, 19 prill - Komuna e Mitrovicës në kuadër të rregullimit të hapësirave gjelbëruese dhe planifikimit për zgjerim dhe rivitalizim të sipërfaqeve gjelbëruese, ka filluar me mbjelljen e drunjëve dekorativ.

Për të parë më afër procesin e mbjelljes së këtyre drunjëve, i pranishëm ishte nënkryetari i komunës, Arian Tahir, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri  ka thënë se mbjellja e këtyre drunjve do ti jap një pamje të bukur dhe një gjallëri më të madhe sheshit të qytetit duke shtuar se do të trajtohet me prioritet mirëmbajtja dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Ndërsa drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava theksoj se ditë më parë ka përfunduar prerja e drunjëve të tharë të cilët ishin rrezik për këmbësorët dhe objektet në afërsi, më ç ‘rast këta drunjë do të zëvendësohen me trupa të rinj dhe mbjellja e tyre do të vazhdoj edhe në hapësirat ku vlerësohet e nevojshme shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese.

Nga drejtori Tmava u potencua se gjatë kësaj jave do të bëhet mbjellja e 150 trupave të rinj në hapësirat gjelbëruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)