19 Prill 2024

Ministrit Peci inspekton vendin ku tregtohet dhe therrren ilegalisht bagëtitë

Prishtinë, 7 maj - Sot në orët e hershme të mëngjesit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nën shoqërinë e Drejtorit Ekzekutiv të AUV-së, Flamur Kadriu dhe Inspektorët Veterinarë, dolën për vizitë në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Edhe pas një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve, si dhe rrezikim i shëndetit publik, ministri Peci tha se të gjitha këtyre duhet t'iu vijë fundi, andaj edhe ftoi Komunat për ta përmbushin detyrimin ligjor që u përket në këtë rast.

Ministri Faton Peci ishte iniciator i këtij aksioni, pasi tha se veprimtari të tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten. Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane. Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë."

"Nga kryetarët e  komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizoj edhe regjistrimin apo licencimin në AUV”, tha ministri Peci.

Ai shtoi tutje se pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së, ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet që duhet ti plotësojnë. Therjet lejohen vetëm në thertore të licencuara në asnjë vend tjetër.

Nga veprimet e tilla pa asnjë kontrollë higjienike ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik që e infekton/kontaminon mishin që nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera.

Prandaj, si nga ata që tregtojnë e deri tek blerësit duhet ta kuptojnë se ky lloj i të bërit pazar është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve), por mbi të gjitha për shëndetin njerëzor.  

MBPZhR është e përkushtuar në ruatjen e shëndetit dhe mirëqënies së qytetarëve!


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)