22 Mars 2023

Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për Pagesa Direkte - Subvencione

Prishtinë, 28 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se nga sot hap periudhën për aplikim në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2023.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Gjithashtu, fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë të plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë dhe grurë për prodhimin e farës, ndërsa  në vlerë prej 100 €/ha për misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të grurit, grurit për prodhimin e farës, misrit, lulediellit, patates dhe fasules monokulturë, duhet të sjellin si dëshmi faturat e blerjes të sasisë së plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, nga datë 15.08 deri 15.09.2023.

Afati për aplikim zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Sqarim: Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen ju informojmë se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për shkak të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcelave (LPIS).

Lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në linkun:  https://www.azhb-ks.net/sq/subvencione dhe https://mbpzhr-ks.net/sq.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)