Ministri Peci prezanton potencialin bujqësor të Kosovës para prodhuesve gjermanë
Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë.
Me këtë rast, Ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim.
Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3000 punëtorë, 3000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80.000 operatorë në Gjermani dhe në botë.