Ministri Peci pret në takim ambasadorin austriak Christoph Weidinger
Ministri Peci me këtë rast i shprehi Ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë.
Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale.