22 Mars 2023

Ministri Peci po merr pjesë në takimin e lartë rajonal për sigurinë ushqimore

Sofje, 10 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Ministrit të Bujqësisë, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Ministri Peci theksoi se gjatë takimit me Ministrin Gechev ata diskutuan rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit  për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, shtoi Ministri Peci.

Pas këtij takimi, të dy ministrrat respektiv u pajtuan që të zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndështetërore e cila do të pasojë në të ardhmen. Njëkohësisht Ministri i BPZhR, Faton Peci e ftoi Ministrin Gechev ta vizitoj Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)