04 Qershor 2023

Ministri Faton Peci nënshkruan UA të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022

Prishtinë, 22 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nënshkroi Udhëzimin Administrativ të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022, i cili pas 7 ditësh publikimi në Gazetën Zyrtare hyn në fuqi duke na mundësuar në këtë mënyrë edhe shpalljen e periudhës për aplikim në Programin për Zhvillim Rural – Grante për vitin 2022 nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Siç edhe ka deklaruar Ministri Faton Peci, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural fermerët dhe agrobizneset me projektet e tyre do të mund të përfitojnë në fondin prej mbi 26 milionë Euro.

Masat që do të përkrahen këtë vit janë:

M1 – 13,095,325.00 euro për investime në asete fizike dhe në ekonomi bujqësore;

M3 – 5,836,473.68 euro për investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;

M7 – 7,200,000.00 euro për diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve;

M5 – 200,000.00 euro për zbatimin e Strategjive të Zhvillimit Lokal – “Qasja Leader”.

Vlen të theksojmë se për periudhën sa do të jetë e hapur faza e aplikimit do të organizohen sesione informuese për të gjithë të interesuarit, të cilët do të njihen nga afër me procedurat dhe mënyrën e aplikimit në Programin për Zhvillim Rural.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)