01 Prill 2023

Me rritjen e buxhetit mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë me zhvilluar në Gjilan

Gjilan, 28 dhjetor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan.

Këtë deklaratë, kreu i Gjilanit e ka bërë gjatë një punëtorie të organizuar për fermerët me temën “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante,

"Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve, subvencionimi i qumështit e inseminimi artificial i kafshëve”, është shprehur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)