25 Dhjetor 2024

Me ri-shpërndarjen e buxhetit do të përfitojnë të gjithë aplikuesit e granteve

Prishtinë, 24 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar të gjithë fermerët aplikues në kuadër të Programit për Zhvillim Rural se pas aprovimit të ri-shpërndarjes së buxhetit për ndarjen e granteve për vitin 2022, të gjithë ata bujq që janë në listën e pritjes dhe që në të njëjtën kohë i kanë plotësuar kushtet e pranueshmërisë, por që për shkak të mungesës së buxhetit nuk keni arritur që të shpalleni fitues, përmes këtij ri-alokimi – të gjithë do të përfitojnë, nëse vërtetohet nga inspektimet në terren dhe verifikohet gjendja e deklaruar.

Nga ana tjetër, MBPZhR njofton të gjithë aplikuesit se procesi i shqyrtimit të ankesave gjindet në fazën finale.

Në vijim do të ju njohim me masat dhe nën-masat që do të realizohen nga ri-shpërndarja e buxhetit:

-  Masa 1 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore; me një total të përkrahjes prej 10,529,490.10 € për 197 aplikacione;

-  Nën-masa për pemë dru-frutore – 19 aplikacione në vlerë prej 1,115,697.90 €;

-  Nën-masa për arra dhe lajthia – 22 aplikacione në vlerë prej 1,266,237.80 €;

-  Nën-masa e perimeve dhe serrave – 100 aplikacione në vlerë prej 4,808,755.00 €;

-  Nën-masa e depove për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 15 aplikacione në vlerë prej 968,444.40 €;

-  Nën-masa e prodhimit të mishit / rritja e viçave – 18 aplikacione në vlerë prej 1,098,776.00 €;

-  Nën-masa e prodhimit të qumështit dhe lopëve – 8 aplikacione në vlerë prej 497,883.50 €;

-  Nën-masa për prodhimin e rrushit – 6 aplikacione në vlerë prej 273,248.50 €;

-  Nën-masa e prodhimit të vezëve – 6 aplikacione në vlerë prej 372,410.20 €;

-  Nën-masa për prodhimin e mishit / rritje të derrave – 2 aplicione në vlerë prej 102,974.00 €;

-  Nën-masa për pemë manore – 1 aplikacion në vlerë prej 25,062.80 €;

-  Për Masën 7 e cila përfshin diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve përkatësisht tek nën-masa për prodhimin e mjaltit, kemi 9 aplikacione në vlerë prej 136,001.30 €.

Totali i përgjithshëm i përkrahjes me këtë ri-alokim të buxhetit përfshirë të gjitha nën-masat e lartëcekura arrin vlerën prej 10,665,491.40 €.

Theksojmë, se procesi i shqyrtimit nuk ka përfunduar dhe eventualisht mund të kemi shtim të ndonjë projekti që do t’i plotësojë kriteret për të qenë përfitues i mundshëm.

Njëherit, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, u zotua se do t'i vizitoj nga afër përfituesit për ta parë nga afër procesin e implementimit të secilit projekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)