29 Maj 2023

MBPZhR me politika të favorshme për bujqit

Prishtinë, 6 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit për vizitë në fermën e Gani Dobratiqit nga fshati Besi i komunës së Prishtinës, i cili është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditore 200 litra qumësht.

Ai gjithashtu mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.

Me mbështetjen e mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për fermerët vendor, vendi ynë po shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta, tha ministri Peci.

Ai me tutje shtoi se sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci ritheksoi se të gjithë bujqit siç është edhe z. Gani do të jenë përfitues në fondin rekordi i çmimeve të favorshme, pasi ne përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që bujqve tanë t'iu ulen shpenzimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)