21 Dhjetor 2024

MBPZHR dhe FAO rishikojnë gjendjen e pyjeve në Kosovë

Prishtinë, 15 qershor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) organizojnë konferencën dy-ditore me titull "Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë".

Dita e parë mbahet konferenca në të cilën do të shqyrtohet gjendja e pyjeve dhe do të diskutohet rreth zhvillimit aktual të sektorit për të mundësuar tejkalimin e sfidave për një zhvillim të tij të qëndrueshëm në të ardhmen.

Dita e dytë do të vazhdoj me vizitën fushore në terrene pyjore.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas B. Westerlund, Zëvendës Kryetar i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Mjedisin, Ushqimin dhe Bujqësinë, Fitore Pacolli, e shumë të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)