Kryeministri Thaqi i dhuron një traktor familjes Jorgić
Prishtinë, 19 shkurt - Sot këshilltari i Kryeministrit dhe njëherazi edhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, Srdjan Sentić, ia dorëzoi çelësat e traktorit familjes së Duan Jorgić, pjesëtar i komunitetit serb nga Lipjani, dhuratë kjo e premtuar më parë nga Kryeministri, respektivisht nga Qeveria e Kosovës.
Në ceremoninë modeste të dorëzim-pranimit të çelësave të traktorit përveç Srdjan Sentić, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Florent Hoxha si dhe familjarë të familjes Jorgić.
z. Sentić gjatë dorëzimi të çelësave theksoi: Kryeministri i Kosovës së bashku me Ambasadorin e Amerikës në Kosovë pas vizitës në familjen tuaj, më ka njoftuar se keni shprehur nevojën për mjete teknike për punimin e tokës, respektivisht se keni nevojë për një traktor. Meqë Kryeministri Thaçi si rezultat të agjendës së caktuar më parë, nuk pati mundësi të jetë sot këtu personalisht, në emër të tij jam këtu që tju dorëzoj çelësat e traktorit, si ndihmë e Qeverisë, me dëshirë që i njëjti tju shërbejë për përmirësimin e kushteve të jetës.
Më tutje, Sentić veçoi gatishmërinë e përkrahjes së Zyrës së Kryeministrit, në zbatimin e projekteve prioritare në Komunën e Lipjanit, të cilat do të orientohen në forcimin komuniteteve dhe promovimin e multietnicitetit dhe tolerancës.
Ai më tej bëri të ditur se ndër nevojat urgjente që janë parashtruar nga qytetarët dhe komuna e Lipjanit, është edhe investimi në ndërtimin e kanalizimit në lagjen ku përveç familjes Jorgić, jetojnë edhe familje tjera të komunitetit serb dhe komunitetit shqiptar.
Zyra për Çështje të Komuniteteve së bashku me Komunën e Lipjanit do të shqyrtojë mundësinë e bashkëfinancimit të këtij projekti, tha Sentić.
Ndërsa, zëvendëskryetari i komunës së Lipjanit, Florent Hoxha në fjalimin e tij tha se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që të gjithë qytetarëve të kësaj komune tju sigurojë një jetë sa më të mirë, dhe te gjitha shqetësimet tuaja dhe problemet infrastrukturore ti realizojë në një të ardhme të afërt.
Meqenëse, me 4 nëntor të vitit 2009, gjatë një vizite që Kryeministri Thaçi i bëri Komunës së Lipjanit dhe familjes Jorgić që jeton në këtë komunë, Kryeministri Thaçi i kishte premtuar z. Jorgic që do ta ndihmojët me pajisje për bujqësi, në mënyrë që ti përmirësojë kushtet e jetesës dhe të mirëqenies sociale, gjë që edhe u realizua.