29 Mars 2023

Kosova dhe Turqia aleate edhe në sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 14 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të Ministrit turk Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Prof. Dr. Vahit Kirişci. Me këtë rast homologët zhvilluan takim bilateral, tejet përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci pasi e falënderoi për mikpritjen z. Kirişci e njoftoi atë rreth zhvillimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe hapat e ndërmarrë në avancimin e mëtejmë të bujqësisë. “Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari mes dy institucioneve tona, u dakorduam që edhe më tutje të thellojmë bashkëpunimin, duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat që përfshijnë fushat që mbulojmë si bartës të politikave brenda institucioneve tona. Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, u shpreh pas këtij takimi Ministri Peci.

Gjithashtu, Ministri Faton Peci e ftoi homologun e tij, z.Vahit Kirişci që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës dhe të njihet më nga afër me potencialin zhvillimor e investiv që Kosova ofron.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)