Kosova dhe Estonia marrëveshje bashkëpunimit në bujqësi
Tallin, 17 mars - Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë së Kosovës Idriz Vehapi dhe Ministri i Bujqësisë së Estonisë Helir Valdor Seeder
Gjatë vizitës që po e bënë në Estoni Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përveç takimeve me Kryeministrin, Presidentin dhe Kryeparlamentaren e Estonisë, dje është arritur të nënshkruhet edhe një Marrëveshje e Bashkëpunimit në fushën e bujqësisë në mes të Ministrit të MBPZHR, Idriz Vehapi dhe Ministrit të Bujqësisë së Estonisë Helir Valdor Seeder.
Kjo marreveshje i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë e posaçërisht në zhvillimin e qëndrueshëm rural, agromjedisin dhe përmirësimin e shfrytëzimit të tokës, menaxhimin e burimeve të ujërave për qëllime bujqësore, ngritjen e prodhimit bujqësor, përmiresimin e përpunimit dhe shitjes së prodhimeve bujqësore, menaxhimin e pajisjeve pas korrjeve dhe bashkëpunimin tekniko - shkencor.