29 Mars 2023

Komuna e Rahovecit ndan 300 motokultivatorë për 300 bujqë

Rahovec, 6 prill - Përkushtimi, interesimi i përhershëm i Komunës së Rahovecit dhe agjenda zhvillimore, bujkun Rahovecas, u dëshmua edhe sot ku janë ndarë 300 motokultivatorë për 300 bujq.

Në shpërndarjen e  motokultivatorë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari, Fatmir Iska dhe Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Sot, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kemi filluar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 300 përfitues, në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”.

Pajisjet bujqësore të cilat janë shpërndarë sot janë 300 motokultivatorë. Pra, gjithsej: 300 bujq përfitues, sot kanë pranuar pajisjet e tyre.

Në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, siguroj, se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim: ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale.

Së shpejti, do të shpërndahen edhe pajisje të tjera për bujqit! Ata do përkrahen edhe më fuqishëm në të ardhmen nga komuna e tyre. T’i gëzojnë bujqit tanë të vyeshëm”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)