Komuna e Prizrenit shënoi Ditën Botërore të Mjedisit
Prizren, 5 qershor - “Mbrojtja e mjedisit është jetike për planetin dhe shëndetin tonë” - u shpreh me këtë rast Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Me këtë rast, Kryetari Totaj, përgëzoi fëmijët për organizimin e aktiviteteve për ditën e sotme, si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë aktorët e përfshirë në aksionet e pastrimit, të cilët e njohin rëndësinë e ambientit të pastër.
"Me këto aksione përçojmë mesazh te të gjithë, që bashkërisht ta ruajmë mjedisin, pasi e ardhmja e Prizrenit është agjenda e gjelbër" - theksoi Kryetari Totaj.