21 Dhjetor 2024

Komuna e Prishtinës themelon grupin punues për trajtimin e qenve endacak

Prishtinë, 10 shkurt - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas themelimit të Task-Forces si grup i brendshëm komunal, sot, u themelua edhe Grupi Punues për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Prishtinës me akterë nga brenda dhe jashtë strukturave komunale.

Grupi Punues përbëhet nga: Komuna e Prishtinës – kryesuesi;Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – anëtar; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) – anëtar; Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) – anëtar; Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) – anëtar; Policia e Kosovës (PK) – anëtar; Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK), si ombrellë e koordinuar me shoqatat tjera – anëtar; Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Komuna e Prishtinës ka zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit të qenve endacak, të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare.

MAPL është caktuar si pikë fokusi për hartimin e strategjisë dhe rregullores ligjore e financiare, aspekt ky shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Kryetari Rama, është i vendosur që problemi i qenve endacak të trajtohet me seriozitet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët pjesëmarrës, nivelin qendror dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)