Komuna e Gjilanit shpërndan fidane të arrës për 20 fermerë
Gjilan, 15 mars - Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka subvencionuar sot 20 fermerë me fidane të arrës, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku dhe drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.
Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se përkrahja e Komunës për fermerët do të jetë e vazhdueshme sepse mbështetja ndaj tyre përkthehet me zhvillimin ekonomik, mirëqenie të qytetarëve dhe motivim për t’u marrë me bujqësi.
Kurse, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Bajram Isufi, ka bërë të ditur se janë shpërndarë fidane për 20 fermerët të cilët i kanë plotësuar kushtet për sipërfaqe nga 0.40 deri në 1 hektar, ndërsa totali është 15 hektarë e 3570 fidane.