25 Mars 2023

Hortikultura krasit drunjët në qytetin e Prishtinës

Prishtinë, 29 mars - NPL “Hortikultura” me kërkesë të Komunës së Prishtinës përkatësisht të Drejtorisë së Parqeve, deri me tani ka përfunduar pastrimet fito sanitare në të gjithë qytetin e Prishtinës.

Në kuadër të pastrimit fito sanitar është edhe dhënia e formës së drunjtëve dekorativ gjegjësisht kurorës se tyre, prerja e degëve të thara, dhe të thyera si dhe degëve potencialisht të sëmura.

Gjatë pastrimit fito sanitar rendësi të veçantë i është dhëne kërkesës së bërë nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Parqeve. Degët të cilat janë krasitur janë bartur në lulishten e kësaj ndërmarrje.

Qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes se ujit dhe materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima.

E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës.

Secila bimë i ka kërkesat dhe nevojat sipas gjendjes se vet habitusit të saj, e konform kësaj kryhen edhe operacionet e krasitjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)