Hapet Panairi i Prodhimeve Bujqësore
Prishtinë, 13 tetor Sektori i agrobiznesit ka nevojë për përkrahje maksimale të shtetit për zhvillimin e këtij sektori sepse ai ka potencial të bëhet shtyllë e ardhmes sonë ekonomike, u vlerësua sot me rastin e hapjes së Panairit të Prodhimeve Bujqësore të cilin e organizojnë Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Fatkeqësisht bujqësia është neglizhuar në Kosovën e pasluftës edhe pse ajo përbën njërën nga përparësitë dhe rezervat tona kryesore për zhvillim të brendshëm ekonomik dhe për dalje në treg të jashtëm. Të ballafaquar me mungesën e strategjisë kombëtare për zhvillimin e bujqësisë si dhe përkrahjes institucionale, prodhuesit individual, agrobizneset dhe e gjithë veprimtaria bujqësore kaluan në këto dhjetë vjet të fundit nëpër krizën e thellë e cila u reflektua në rënien drastike të prodhimit, tha me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Gërxhaliu theksoi se nga vendi që i mbulonte gati dy të tretat e nevojave të veta në ushqim Kosova është shndërruar në importuesin më të madh rajonal të produkteve ushqimore për kokë banori ndërkaq bujqësia jonë participon sot vetëm me 2,8 për qind në produktin e përgjithshëm kombëtar.
Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj më sepse nëse vazhdon, nëse Kosova nuk ndërron qasjen e saj ndaj kësaj veprimtarie dhe nëse agrobizneset dhe bujqësisë në tërësi nuk i jepet statusi i prioritetit në zhvillimin tonë ekonomik atëherë seriozisht do të rrezikojmë të ardhmen tonë ekonomike, tha Gërxhaliu.
Produktet bujqësore, sidomos ushqimi, po shndërrohen dita ditës në artikullin strategjik botëror, së bashku me energjinë dhe ujin, vlerësoi ai.
Edhe pse e vogël me territor, Kosova i ka të gjitha predispozitat elementare jo vetëm për tu liruar nga importi i ushqimeve por për tu bërë fuqi bujqësore në rrafshin rajonal. Mos të harrojmë se vetëm zhvillimi i hovshëm i bujqësisë mund të adresoj në mënyrë thelbësore çështjen e papunësisë. Ne nuk mund të ndërtojmë çdo vjet kapacitete industriale për të absorbuar 25 apo 30 mijë të rinj që hyjnë në tregun e punës) apo të adresojmë problemin madhor të papunësisë.
Por bujqësia ka këtë mundësi. Me strategji të mirëfilltë në rrafsh kombëtar për zhvillimin e agrobiznesit dhe prodhimtarisë bujqësore dhe me stimulimin e prodhuesve individual në mund të zbusim problemin e papunësisë ekstreme.
Ministri I Bujqësisë, Blerand Stavileci me këtë rast theksoi se gjate vizitave të shumta me fermerët, blegtorët ,agrobiznese është arritur marrëveshja qe bashkërisht te fillojmë një etapë te re te zhvillimit te bujqësisë.
Ne si ministri ne kuadër te planeve tona strategjike ambicioze dhe ne kuadër te realizimit te objektivave tona principiele qe janë rritja e te ardhurave për fermerët zëvendësimi i produkteve te importit dhe gjenerimi i vendeve te reja te punës jemi duke punuar ne shume skema ne mbështetje te sektorit dhe ne ristrukturimin e potencialit fizik te fermave tona ne mënyrë qe te rrisim aftësinë konkurruese te tyre ne mënyrë qe te rrisim sipërfaqen e tokës se punueshme ne mënyrë qe te ulim koston e prodhimit dhe ta shtojmë përgjithësisht prodhimtarin, tha ministri Stavileci.
Ai ka vlerësuar se Kosova qysh këtë vit kemi treguar rezultate te kënaqshme ne tre sektorët strategjik te cilët i mbështet Ministria.
Ne sektorin e drithërave ne kemi shtuar mbështetjen financiare për 50% ne sektorin e qumështit po ashtu kemi shtuar mbështetjen financiare për 50% me çrast sivjet kemi rreth 3 mije fitues te rinj rreth 3 mije blegtor te cilët janë te përkrahur nga skemat tona përkrahëse financiare dhe rreth 30 mije krerë bagëtish te cilat ne i kemi subvencionuar po ashtu ne kuadër te sektorit te hortikulturës te njërit nga sektorët me strategjik me potencialin me te madh ku vendi ynë mund te këtë avantazhe konkurruese ne e kemi dyfishuar buxhetin dhe deri me tani kemi diku deri ne 300 projekte dhe si rezultat i kësaj do ti shtojmë me dhjetëra hektar pemishte te reja sera ,po ashtu ne planet tona është qe nga viti i ardhshëm ne kuadër te këtij sektori dhe përkrahjes qe i behet këtij sektori te fillojmë ti mbështesim edhe perimtaret ne fushë te hapur dhe shume skema te tjera ambicioze financiare , tha ministri Stavileci.
Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj theksoi se duhet të punojmë ne cilësinë e produkteve. Deri me tash fokusi i te gjitha asociacioneve te biznesit, i OEK ka qene qe te lobojmë sa me fuqishëm te krijojmë partneritet me Qeverinë. Atë partneritet sot e ka biznesi.
Mund tju them se proceset integruese janë procese te renda, janë procese te gjata procese te dhembshme me reformat por gjithsesi te gjitha këto pune te cilat neve i bëjmë si Qeveri nëse nuk kemi zhvillim ekonomik te i cili ju shkon ne krah reformave te cilat shteti i bën pothuajse puna jone është e pa rezultat.
Ministri Beqaj ka vlerësuar se kur flitet për përgatitjen e vendit për tu integruar pjesën me themelore dhe me te fuqishme e ka biznesi dhe ekonomia sepse realisht shteti me një gjendje te keqe ekonomike nuk mund te jete pjese e EU.
Prandaj ju jeni ata te cilët me prezantimet e produkteve tuaja sot do ta rritni vlerën ekonomike te vendit do ta rritni vlerën e konkurentshmerise se produkteve tuaja fillimisht ne tregun vendor dhe ne atë ndërkombëtar dhe pastaj mund te flasim edhe për tregjet evropiane.