29 Maj 2023

Green Festival mbjell 65 fidane përgjatë Liqenit Akumulues

Mitrovicë, 27 prill - Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditëve të Tokës”, 7 Arte ka organizuar mbjelljen e 65 fidaneve tek Liqeni Akumulues.

Ky aktivitet është mbështetur nga Ambasada e Luksemburgut dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Drejtorinë e Shërbimeve të Komunës së Mitrovicës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori Ekzekutiv i OJQ-se 7 Arte, zëvendës përfaqësuesi  i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava  si dhe nxënësit e shkollës se Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)