05 Dhjetor 2024

Gratë në bujqësi, perspektivë e re për zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit për vizitën e tij të radhës në terren nga Shpresa Tafa, e cila tash e 5 vite bashkë me familjen e saj kultivojnë frutin Physalis apo Golden Berry, një frut i rrallë e i veçantë për kulturat bujqësore.

Ky frut ekzotik i cili kur thahet i dyfishon vlerat e tij dhe ka qëndrueshmëri më të lartë, përdoret edhe i freskët në ëmbëlsira, sallata e akullore. Me frutin Golden Berry, znj. Tafa i ka të mbjella 1.5 ha sipërfaqe, ndërsa në 60 ari kultivon kunguj për farë.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci me këtë rast tha se vizita në fermën e Shpresës ishte një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth kultivimit të frutit Golden Berry.

“Ne si Ministri do të vazhdojmë të mbështesim fermerët tanë që të diversifikojnë prodhimet e tyre. Kultivimi i këtij lloj fruti kërkon një angazhim të veçantë dhe Shpresa me familjen e saj janë një shembull shumë i mirë i një fermeri të suksesshëm”, tha mes tjerash Peci.

Shpresa është përfituese e grantit në vlerë rreth 100,000.00 Euro në Masën I, sektori 1.4 “Depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve”, ndërsa në të ardhmen synon të zgjeroj depon për ruajtjen, tharjen dhe deponimin e këtij fruti, në mënyrë që ta plotësoj zinxhirin e furnizimit dhe t’i shtojë vlerë produktit që ajo kultivon.

Shpresa, në këtë depo do të pranoj nga kultivuesit e tjerë edhe manat e malit, kërpudhat, kaçat e fruta të ngjashme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)