Gjilani në ndihmë të fermerëve që kanë pasur dëme nga breshëri dhe erërat
Gjilan, 24 qershor - Breshëri dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe komunën e Gjilanit, ditëve të fundit dhe në disa zona bujqësore kanë shkaktuar edhe dëme.
Drejtori i Bujqësisë, Bajram Iasufi i ka ftuar fermerët që t`i raportojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që të evidentohen në raportin, i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë.
‘Të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë erërat e forta dhe breshëri duhet të paraqitën në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Komisioni i emëruar nga Drejtoria do të dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe evidentimin e tyre në raportin i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë’, ka thënë Isufi.