25 Mars 2023

Fleta poseduese nuk do të jetë kriter për subvencione

Zubin Potok, 2 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se ministri Faton Peci ka vizituar bujkun Ahmet Uka nga Çabra e Komunës së Zubin Potokut, i cili për herë të parë ka përfituar kompenzim të dëmeve në bujqësi në vlerë prej 2200 €.
 
"Kjo zonë pothuajse asnjëherë nuk ka patur mundësi të aplikojë për subvencione për shkak të fletës poseduese mirëpo këtë vit, fleta poseduese nuk do të jetë kriter ndërsa njëra formë e kontrollit dhe monitorimit të parcelave do të realizohet përmes digjitalizimit."

"Kjo i kontribuon zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë pjesë veriore të Republikës së Kosovës." - theksoi Ministri Peci.

Ahmeti përmes veprimtarisë së tij bujqësore, arrin që përveç që t'i shkollojë fëmijët e të mbajë familjen, të investojë në pajisje të reja bujqësore dhe të gëzojë një ekonomi familjare stabile.

Ai është kthyer nga Gjermania dhe është dëshmia kryesore se si me punë e angazhim arrihen të gjitha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)