29 Maj 2023

Fermerët e përshëndesin procesin e lehtësuar për aplikim për subvencione

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot vizitoi fermerin Gjon Musollin në Istog i cili nw fermwn e tij mjaft mbarështon rreth 500 dele dhe qingja, 70 krerë lopë prej të cilave merr 1100 deri në 1600 litra qumësht në ditë nga kjo veprimtari.

Musolli, gjithashtu punon edhe tokën me rreth 200 hektarë prej të cilave 80 ha me grurë, 85 ha me misër dhe pjesën tjetër e ka tw mbjellw me jonxhë.

Gjatë vizitës, Ministri Peci bisedoi me Gjon Musollin për sfidat dhe mundësitë në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë, ndërsa theksoi se qëllimi i vizitës së tij është për të dëgjuar dhe marrë ide nga fermerët për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Ministri Peci gjithashtu u shpreh se politikat mbështetëse por edhe ato legjislative të MBPZhR-së përmes po bëhen me qëllim që të ndihmoj në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për fermerët, si dhe të sigurojë mbështetje financiare dhe teknike për të rritur prodhimin dhe kualitetin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në vend.

Ndryshe, z. Musolli ishte njëri nga fermerët të cilët përfituan nga procesi i ri i formës së aplikimit në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2023, i cili procesin e aplikimit e ka kryer brenda dy orëve, e jo si në të kaluarën që për të njëjtin proces i janë dashur 30 ditë për të kompletuar dokumentacionin për aplikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)