26 Mars 2023

FAO: Tendenca e rritjes së çmimit të drithërave do të vazhdojë

Romë, 26 shtator - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, ka deklaruar se do të vazhdojë tendenca në rritjen e çmimeve të drithërave që këto kohët e fundit kanë filluar të rriten përsëri.

Sipas raportit të publikuar në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme për grurin dhe orizin të grupeve ndërqeveritare që u zhvillua në kryeqytetin Romë të Italisë, një rol të rëndësishëm në rritjen e çmimeve të drithërave deri në masën 80%, kanë luajtur zjarret dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Bëhet e ditur se ndërkohë që vazhdon tendenca e rritjes së çmimeve të grurit dhe të drithit ekziston rreziku se çmimet mund të arrijnë përsëri nivelin rekord të vitit 2008.

Specialistët e FAO-s pohojnë se një rol tjetër të rëndësishëm në rritjen e çmimeve të drithërave kanë luajtur edhe kufizimet që bëri Rusia në eksportin e drithërave për shkak të zjarreve të mëdha që përfshinë disa rajone të vendit këtë verë.

Raporti rikujton se ndalimi i eksportit të drithit rus mund të vazhdojë deri në stinën e të korrave të vitit 2011.

Gjithashtu rritja në çmimet e drithërave do të ndikojë negativisht vendet në zhvillim, të cilat nevojën për drithërat që përdoren për qëllime ushqimore e përballojnë nga importi.

Raporti i FAO-s thotë se rritja e çmimeve në vendet aziatike, të cilat nevojat për drithë i përballojnë nga importi, është reflektuar që tani në çmimet e tregut me pakicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)