29 Mars 2023

Bashkëpunimi në mes nivelit qendror dhe atij lokal sjell politika efektive bujqësore

Prishtinë, 8 qersor - Për t’u njohur nga afër me potencialin bujqësor, blegtoral e pyjor në Komunën e Pejës, sot gjatë ditës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për një vizitë zyrtare në këtë komunë.

Me këtë rast, Ministri Peci është takuar me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku në frymën e bashkëpunimit ndër-institucional, kanë biseduar edhe rreth mundësive që ka kjo komunë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, shfrytëzim të qëndrueshëm të sektorit të pylltarisë, si dhe avancim të agro-turizmit dhe turizmit malor, masa këto të cilat përkrahen përmes Programit për Zhvillim Rural, i cili tashmë është duke u finalizuar për shpallje.

“Bashkëpunimi i mirëfilltë mes nivelit qendror dhe atij lokal, krijon bazën e shëndoshë për krijimin e politikave që i kontribuojnë zhvillimit, avancimit dhe forcimit të marrëdhënieve me bujqit dhe të gjithë akterët e sektorit të bujqësisë."

"Po ashtu, u pajtuam se përveç sektorit të bujqësisë, duhet që t’i kushtojmë rëndësi edhe sektorit të pylltarisë duke monitoruar nga afër pyllëzimet e realizuara, mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimin e prerjeve ilegale”, ka theksuar Ministri Peci.

Duke pasur parasysh se tashmë është mbyllur periudha e aplikimit për subvencione dhe vazhdojnë procedurat tjera, duke përfshirë kontrollen në terren, Ministri Peci ka kërkuar nga Kryetari Muhaxheri monitorim të situatës në terren përmes inspektorëve që ka komuna, lidhur me implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)