30 Dhjetor 2024

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kthehet nën ombrellen e Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë, 27 shtator - Pas më shumë se një dekade, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK) si autoriteti më i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve kthehet nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë rast, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi një takim me zv. Kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, me ç’rast u njoh nga afër me funksionimin e kësaj Agjencie.

“Roli i kësaj Agjencie është krucial në adresimin dhe ekzekutimin e politikave që i shërbejnë sigurisë ushqimore andaj do i kushtohet rëndësi e veçantë ngritjes së kapaciteteve njerëzore e laboratorike me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve tanë nga rreziqet që vijnë nga sëmundjet që barten përmes mungesës së kontrollit fitosanitar të cilësisë, ushqimet e pa-kontrolluara e të ngjashme."

"Kryeministri Albin Kurti, përmes kthimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës tek Ministria e Bujqësisë, konfirmoi orientimin e kësaj Qeverie që secila Agjenci e secili Institucion të jenë funksional dhe t’i kontribuojnë fushës për të cilën janë të mandatuara”, u shpreh me këtë rast Ministri Peci.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, për çdo ankese rreth sektorit të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0 800 38 000 dhe email adresën [email protected], ku do të pranohen ankesat dhe do mund të merrni informacionet e nevojshme për çdo pyetje tuajën.

Në po këtë frymë, në dispozicionin është edhe numri +383 38 200 38 324 dhe email adresa [email protected], ku mund t’i drejtoni shqetësimet dhe ankesat tuaja për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)